E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khedira: Mourinho, trajner i përkryer

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, e ka përshkruar Jose Mourinhon si një "trajner të përkryer" dhe thotë se nuk mund ta mendojë më të mirë.

Mourinho e ka udhëhequr Realin drejt kreut të tabelës së La Liga këtë sezon, me tre pikë mbi rivalin e hidhur, Barcelonën, pas 11 ndeshjesh.

"Mourinho është një trajner i përkryer, jo vetëm profesionalisht, por po ashtu edhe si person. Ai ju ndihmon, veçanërisht kur ju nuk jeni në formën më të mirë. Ai kurrë nuk ju le vetëm dhe unë nuk mund të mendoj dikë më të mirë se ai", ka thënë Khedira për Die Welt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›