Xhamia e re, muslimanët kërkojnë mbështetje financiare
Gazmend Aga, nënkryetari i komitetit musliman thotë se rrugëtimi i ndërtimit të kësaj xhamie ka qënë i stërgjatur. Tani për ta është momenti, që të mos besojnë as në invesitmet e qeverisë dhe as të bashkisë por ti drejtohen besimtarqëve muliman dhe biznemeve të mbledhin para për këtë xhami.
Ajo që presin muslimanët është që Barjami 2012 të mos i gjejë duke u falur në bulevard, por në shtëpinë e tyre të fesë.
Edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ngritja e një komsioni për xhaminë është miratuar me konsensus, ndryshe nga projekvendimet e tjera. Muslimanët e quajnë një hap të rëndësishëm, por jo vendimtar. Xhamia e re do vazhdojë të kërkojë shpronësime edhe në sheshin e "Namazgjasë" ku është menduar të ndërtohet, sepse edhe këtë hapësirë e kanë zënë lokalet dhe bulevardet.