Veriu në fokus të gjermanëve, një tur me biçikleta nga turistët nëpër Shqipëri

Një grup prej 15 personash, të ardhur nga qytete të ndryshme të Gjermanisë, kanë zgjedhur të eksplorojnë veriun e Shqipërisë përmes një udhëtimi me biçikleta. Pas vizitës në Tiranë dhe Pogradec, ata ndaluan në Kukës, për të vijuar më pas rrugën drejt Komanit. Michael nga Frankfurti ndan përshtypjet e tij.
“Është hera e parë që vij këtu dhe kemi zgjedhur ta shijojmë këtë udhëtim përmes biçikletave. Në çdo vend ku ndalojmë për të ngrënë, ushqimet janë shumë të shijshme dhe cilësore”, tha turisti.
Mes tyre janë edhe Carl dhe Peter, ku ky i fundit ka zgjedhur të festojë ditëlindjen në Shqipëri.
“Kontaktuam me një agjenci të biçikletave në Tiranë, ku arritëm ti siguro Do të udhëtojmë drejt Komanit për të marrë tragetin, të cilin e kemi parë shpesh në media. Ndaj vendosëm ta përjetojmë nga afër”, u shpreh një ndër turistët.
“Për ditëlindjen time erdha në Shqipëri, pikërisht në Kukës. Ndoshta kam shtuar pak peshë, por ushqimeve këtu nuk u rezistoj dot janë të shkëlqyera. Duke parë natyrën dhe mikpritjen e njerëzve, jam i sigurt që do të kthehem sërish vitin tjetër”, theksoi një tjetër turist.
Prania e të huajve në çdo ditë të javës dëshmon se numri i turistëve këtë sezon veror pritet të jetë më i madh se vitet e shkuara, duke e kthyer veriun e Shqipërisë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës.
/rtsh.al/