Beogradi, gati negociatat Athinë-Shkup
BEOGRAD - Serbia është e gatshme të ndërmjetësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë", - deklaroi dje presidenti serb, Boris Tadiç. "Jemi të gatshëm që të ndërmjetësojmë në zgjidhjen e problemit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë", - u shpreh ai. "Dëshirojmë të jemi pjesë e vendimit dhe jo si në të kaluarën", - theksoi Tadiç gjatë një fjalimi në konferencën e ambasadorëve në Beograd. Presidenti serb shtoi se Serbia përkrah integritetin territorial të çdo vendi në rajon si edhe të anëtareve të OKB-së, sepse "në pajtim me këtë politikë Serbia ndërton edhe qëndrimin e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës"