E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, rihapen sot aplikimet, afati deri më 8 janar

TIRANE- Universiteti i Tiranës rinis pranimin e kërkesave të aplikimit për sistemin me kohë të pjesshme, prej ditës së sotme e për dy ditë në vijim, pra deri më datë 8 janar. Aplikimet e reja për në sistemin me kohë të pjesshme për kuotat e reja shtesë kryhen në zbatim të udhëzimit nr.1, datë 04.01.2010, të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, "Për shpërndarjen e kuotave të parealizuara dhe regjistrimin e pranimeve për plotësimin e këtyre kuotave në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë në IPAL, në vitin akademik 2009-2010". Në Universitetin e Tiranës kanë rezultuar rreth 400 kuota të paplotësuara, ku pjesa më e madhe janë në fakultetin e Ekonomisë, rreth 270 kuota. Pjesa tjetër janë tek Filologjiku, rreth 40 kuota, fakulteti i Drejtësisë, me rreth 35 vende të paplotësuara, si dhe tek fakulteti i Shkencave Sociale, me rreth 36 vende.Dokumentacioni i nevojshëm për aplikantët është: fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme; dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). 2 fotografi personale. Mandat arkëtimi i tarifës së re-gjistrimit prej 1.500 lekësh. Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Fituesit do të shpallen më 9 janar 2010, ndërkohë që regjistrimet do të kryhen nga data 11 deri më 14 janar, nga ora 08:00, në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore.(s.g/GSH/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›