E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rritet niveli i ujit në Dajç e Velipojë

Reshjet e rëna gjatë natës kanë rritur nivelin e ujit të komunën e Dajçit në Shkodër. Vetëm dje në mbrëmje me ndihmën e forcave të ushtrisë janë evakuuar nga banesat e tyre rreth 80 familje të kësaj komune. Ndërkohë që në lagjet "Ajasëm" dhe 'Bahçallëk" janë shpërndarë ndihma ushqimore . Probleme janë evidentuar edhe në komunën e Velipojës ku pritet të shkojnë edhe një grup deputetësh të PS-së. Ndërkohë që sipas korrespondentit të "Ora News" në Shkodër nuk është bërë me dije nëse do hapen portat në liqenin e Fierzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›