Reali mund të humb La Ligën

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka pranuar se skuadra e tij mund të mbetet pa fituar titullin në La Liga.
Barazimi pa gola kundër Valencias të dielën, la gjigantin madrilen në vetëm katër pikë epërsi ndaj Barcelonës, kur para më pak se një muaji ishte në avantazh prej 10 pikëve.
“Besoj se Reali mund të humb La Ligën sepse ende nuk e kemi fituar matematikisht dhe kemi një skuadër që na qëndron afër. Ne kurrë nuk kemi thënë se kemi triumfuar. Rivalët tanë po ashtu kanë edhe shumë për të luajtur, por nuk mund të ndihemi rehat”, deklaroi Casillas.