Verratti, vuan në Francë
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti ka pranuar se mesfushori Marco Verratti është duke vuajtur për tu përshtatur në futbollin francez.
Ish ylli i Pescarës iu bashkua gjigantit nga Parc des Princes gjatë afatit kalimtar të verës. Pas një fillimi të mbarë, forma e tij në javët e fundit ka pësuar rënie dhe Ancelotti ka pranuar se i riu është duke hasur në vështirësi.
“Pas një fillimi të mirë ai ka filluar të përballet me vështirësi. Mendoj se kjo është normale për një futbollist që duhet të adaptohet në një ligë të re. Por, i besoj aftësive të tij”, deklaroi Ancelotti.