Bale, gati për përvojë të re

Gareth Bale ka konfirmuar se është i gatshëm të sprovojë veten në një ligë të huaj duke shtuar mundësinë e largimit të tij nga Tottenham Hotspur në fund të këtij sezoni.
Bale, 23 vjeç tashmë një kohë të gjatë spekulohet me transferim në Real Madrid, por është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës. Ylli uellsian ka konfirmuar se është duke menduar të vazhdojë karrierën jashtë Premierligës.
“Do të ishte mirë të luaj në ndonjë ligë tjetër, kulturë tjetër. Gjithmonë kam thënë se nuk kam frikë të luaj jashtë Premierligës. Nëse marr ofertë nga një klub i duhur, do ta shqyrtoj me kujdes”, deklaroi Bale për Daily Mirror.