E Diel, 1 Nëntor 2026

Vërtet ciganët rrëmbejnë fëmijët?

Në Leço, unë jam nga Leço, mendohet, për shkak të një rasti të ndodhur jo shumë kohë më parë, se ciganet, ndërsa të lexojnë dorën, letrat apo llumin e kafesë në fund të filxhanit, jo vetëm që të vjedhin portofolat, por edhe fëmijët në djep. Dhe atëherë nis sulmi... largim nga kampet. Të gjithë të alarmuar.

Ekziston edhe një retorikë e keqe në kundërshtim me ciganët, rebelët e banditët. E gjithë kjo shoqërohet edhe me legjendën e rrëmbimit të fëmijëve. është retorika e kundërt e të mjerëve, të të përulurve të Manzonit, “Shpirtrat e humbur” të De Andre-së, me idenë se nuk duhet t’i quash ciganë, por romë, se fushat janë të bukura si fushim indianësh në mes të metropolit, se ritet fisnore janë gëzimi... Ciganët janë refugjatë pa shtetësi, njerëz që nuk ngulen në asnjë vend. Nuk më pëlqen retorika që u jep bekim, por ata nuk janë vetëm hajdutë apo hajdutë fëmijësh. Madje edhe pse ato gratë e Leço-s mund të kenë tentuar vërtet ta rrëmbejnë atë vogëlushen, nuk rezulton se ciganët kanë popull që vjedh fëmijët. Kështu që shkova për të parë personalisht se kush ishin këta romët, kam qëndruar me ta, njoha shumë prej tyre, pashë shtëpitë e tyre dhe luajta me fëmijët e tyre. Zbulova sekretin e ciganëve. Mendoj se shijojnë çdo ditë çdo detaj të saj, sado i vogël që është, detaje të vogla të lidhura me të jetuarin e jetës. Dielli, një vështrim, një gotë “Coca-Cola”. Lëvizin nën yje me një jetë të thjeshtë, të lidhur me fatalizmin dhe me ligje të vendosura nga fati. Po, janë lypsa, vjedhin, nuk janë të arsimuar, janë të pisët dhe nuk kujdesen për veten, por jo të gjithë janë kështu, po përse sillen në të tillë mënyrë? Në sytë e shoqërisë, kultura cigane shfaqet akoma edhe sot me një përcaktim të stereotipizuar. Ata e kanë afirmuar identitetin e tyre krenar përmes strategjive të shumta të përshtatjes dhe të mbijetesës, për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të situatave politike, ekonomike dhe shoqërore. Në Tiranë, ku kam qëndruar pranë tyre, pata përshtypjen se shoqata të ndryshme synonin të dialogonin me ta për të gjetur një mënyrë bashkëjetese paqësore për t’u siguruar atyre një mundësi zhvillimi. Mes të rinjve romë, dhe aty kishte shumë të tillë, ndihej kureshtje dhe një gatishmëri kundrejt nesh, që më shënjoi pozitivisht. A mund të ndërtohet me ta një marrëdhënie e barabartë dhe e respektueshme? Në ditët e nxehta dhe mbytëse të kaluara në kamp e kam bërë shpesh këtë pyetje. Unë nuk mund të kem një përgjigje të sigurt, por besoj se ky është drejtimi në të cilin duhet punuar. Siç thoshte edhe Einstein, "është më lehtë të zhduket një atom se sa një klishe”.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›