Veseli afër Thaçit

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi janë ulur të premten afër njëri-tjetrit me rastin e përurimit të shtatore së heroit Isa Boletini në Mitrovicë.
Ish-Shefi i SHIK’ut ka aderuar në PDK para disa ditësh duke e bërë me dije se synon të marrë poste udhëheqëse në Partinë që e udhëheq Hashim Thaçi.
Por, kjo është hera e parë që Kryeministri Thaçi dhe anëtari i ri i PDK’së, Kadri Vesli marrin pjesë bashkë në një aktivitet publik.
Megjithëkëtë, Veseli nuk ka qëndruar deri në fund afër shefit të tij partiak, pasi vendin ia ka lëshuar Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shkruan gazeta Express.
Pas kësaj, Veseli është ulur afër Liderit të LDK’së, Isa Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur procesin zgjedhor partiak më 1 nëntor, ndërkohë që synon ta përfundojë atë deri më 15 dhjetor. zyrtarë të lartë të PDK’së kanë thënë se Kongresi partiak pritet të mbahet gjatë muajit janar.
E në përurimin e shtatores së Isa Boletinit, Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kjo është një ditë e madhe për Mitrovicën, Kosovën, por edhe mbarë popullin shqiptar, pasi që heroi kombëtar, Isa Boletini u kthye në atdheun e vet në Mitrovicën e Minatorëve./Indeksonline/