Polaci nuk flet me një zë për Hasan Prishtinën

Lagjja Veliu dhe ajo Aliuka nga Polaci i Skenderajt ndodhen me kilometra larg njëra-tjetrës, dhe banorët e të dyjave pretendojnë se paraardhësit e tyre ishin të gjakut të njëjtë me Hasan Prishtinën, shkruan Koha Ditore.
Banorët e lagjeve të tjera të Polacit bëjnë me gisht nga lagjja Veliu kur pyeten se ku banonin të parët e ideatorit të shtetit shqiptar.
Ngaqë edhe historianët kanë dhënë dy gjenealogji për Hasan Prishtinën, banorët e të dyja lagjeve kanë shprehur gatishmëri për të bërë teste gjenetike, me të cilat mëtojnë t’i japin fund dilemës së krijuar së voni./Indeksonline/