Papërgjegjësi morale e politike!

Pavarësisht se në çfarë skandalesh janë zhytur disa nga Ministrat kosovarë, dorëheqja, si akt moral as që po mendohet nga ta. Këto skandale nuk mund ta “ndezin” në asnjë formë as shefin e tyre, Kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ende nuk e ka shkarkuar ndonjë ministër për shkak të ndonjë skandali.
Janë me dhjetëra raste që mediat në Kosovës kanë raportuar se si zyrtarët e lartë qeveritar kanë “gisht” në shumë keqpërdorime të parasë publike, në shkelje të ligjit, dhe në marrjen e “ajkës” nga tenderët, ndërsa të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë komod.
Gjatë muajit të fundit mediat kanë raportuar për skandalin e pasaportave, për keqpërdoriin e 1.4 milion eurove ku siç është thënë janë të përfshirë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo deri tash udhëheqësit e kësaj ministrie vazhdojnë të sillen sikurse të mos kishte ndodhur asgjë.
Po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme është përfshirë në skandale, por as këtu nuk është ndërmarrë asgjë. Së fundmi, shkruan “Zëri”, nga skandalet është përfshirë edhe Dogana e Kosovës./Indeksonline/