E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshin lepurin me fustan

04/05/10 22:43

Pas tentativës së dështuar për të veshur kalin, banorët ulen të hanë darkën e gatuar nga Klodi. Gjatë kohës që hanë darkë, ata bisedojnë për gjëra të ndryshme në tovolinën e ngrënies. Pas darkës Jona dhe Domenika merren me përgatitjen e rrobave për kafshët e tjera ashtu siç e menduan edhe më parë. Koha kalon dhe vajzat përgatisin veshjet për lepurin dhe majmunin. Jona përfundon së qepuri fustanin që do ti veshë lepurit dhe del jashtë për të kapur lepurushin e saj. Pas disa minutash Jona kap lepurin dhe shkon në sallon për ta veshur. Lepuri rri gjatë gjithë kohës i trembur dhe duke u dridhur nga frika nuk lëviz fare duke ia lehtësuar punën vajzës. Klodi që ndodhet aty ndihmon vajzën për të veshur lepurin sa më bukur. Jona pasi i vesh fustanin, i vendos lepurit në kokë edhe një kordele dhe më pas e lë të lirë. Lepuri del jashtë dhe përpiqet që të largojë rrobat nga trupi, ndërsa banorët e ndjekin me shikime duke qeshur dhe komentuar sjelljen e kafshës. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›