E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshja e Madonës në shënjestrën e paparacëve

MIAMI- Mediat kanë vënë në shënjestër Madonën. Diva e Pop-it kritikohet për veshjen e saj. Britanikja Daily Mail, shkruan sot se ka ardhur koha që Madona të heqë dorë nga disa veshje të rrezikshme, që nxjerrin në pah format e saj trupore.

“Edhe pse qafën e ka mbuluar me flokët e lëshuara, Madona ka lënë të ekspozuar krahët dhe këmbët, ku duken qartë shenjat e moshës”, shkruan Daily Mail.

53-vjecarja gjithmonë ka dashur t’i lërë pas vitet, duke guxuar në skenë, por këtë hërë paparacët e kanë kapur mat, duke u fokusuar tek këmbët e saj, që sipas tyre nuk duken bukur aq shumë të ekspozuara.

Kritikat për veshjen lidhen me performancën e këngëtares në festivalin e muzikës Bayfront Park, i mbajtur në Miami.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Eshtë koha që Madona të “dorëzojë” pantallonat e shkurtra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›