Veshtiresite e ndertimit te Parlamentit te ri per nje muaj
Shoqeria ndertuese qe mori persiper rikonstruksionin e plote te Parlamentit shqiptar deklaron ne nje interviste per Shqip se procesi ka qene teper i veshtire per shkak te punimeve shtese te paparashikuara dhe per afatin e shkurter njemujor te vene ne dispozicion.
Zoti Gjici mund te na thoni si nisi procesi i rikonstruksionit dhe cfare ofronte projekti
Firma jone u shpall fituese pas gares ne tenderin e hapur elektronik Per rikonstruksionin e plote te Parlamentit Shqiptar ku moren pjese 9 shoqeri. Mund te them qe zbatimi i projektit ishte i veshtire per shkak te kohes te shkurter qe kishim ne dispozicion. Parlamenti i mbylli punimet ne fund te muajit korrik dhe salla e re me ambientet perreth duhet te ishte gati ne fillim te shtatorit kur nisnin seancat. Pra per nje periudhe me te shkurter se nje muaj 27 korrik-22 gusht na u desh te punonim me te gjitha forcat per tiu permbushur afateve ne kontrate. Me duhet te them se ne stafin tim teknik gjate nje mbledhje u hodh ideja per tu terhequr nga projekti nisur nga veshtiresite e ndryshme me afatin e shkurter perfshi dhe rendesine qe kishte objekti Parlamenti shqiptar. U bene shume diskutime por ne fund me insistimin tim vendosem te vijonim punimet nisur nga rendesia qe paraqiste objekti. Projekti eshte hartuar nga studioja e Florian Nepravishtes. Gjate zbatimit dolen disa shtesa te paparashikueshme ne punime pasi salla e Parlamentit kishte rreth 60 vjet qe nuk kishte pesuar nderhyrje rikonstruksioni. Te gjitha ambientet perreth salles ishin te vjetra ne kushte te veshtira teknike pasi nuk ishte vene dore mbi to per nje kohe shume te gjate.
Cfare parashikonin punimet
Ne fillim prishem tavanet me hapesira 450 metra katrore pastaj u prish e gjithe dyshemeja per tu ndertuar nga e para. Ideja e projektuesit u hodh per nje ambient te ri parlamenti ne forme ovale per te pasur nje lidhje me te afert te kabinetit qeveritar me deputetet sikurse eshte modeli i Parlamentit Europian. Projekti ishte shume i veshtire per shkak se dilnin punime shtese te paparashikuara nga projektuesi. Per shembull gjate prishjes se dyshemese nuk doli shtresa e betonit por direkt u shfaq dheu e keshtu na u desh te benim nje tjeter shtrese ekstra. Kam punuar me 200 punetore nen drejtimin e 6 inxhiniereve zbatues 24 ore pa pushim dhe pa cenuar sigurine dhe kushtet e punes per asnje nga punonjesit.
Nga pamjet duken se jane futur elemente rinj. Cfare permbanin ato
Me duhet te permend sistemin e ri ndricues teresisht i ndryshuar me produkte te garantuara nga Italia te certifikuara. E gjithe salla rrethohet me ndricim te qarte qe kursen energjine elektrike ne masen 40 krahasuar me sistemin e vjeter. Gjithashtu llambat ekonomike nuk clirojne nxehtesi duke krijuar kushte te veshtira pune per deputetet ne sezonin e veres dhe shume kosto per ta ftohur ate. Pervec sistemit ndricues dua te permend edhe fonine bashke me sistemin elektrik e cila eshte krejt e re dhe e shtrire ne cdo hapesire te salles. Edhe ketu ka pasur punime shtese. Ne pjesen e qendrimit te deputeteve jane bere punime ekstra ne menyre qe cdo deputet te kete mundesine te punoje me laptop pra te mos kete shkresa perreth por cdo veprim te kryhet elektronikisht sikurse e kane sot ministrat kur zhvillojne mbledhjet.
Deputetet do te pajisen me laptop
Ne kemi shtruar sistemin kemi krijuar infrastrukturen ndersa pajisja laptopi eshte proces tjeter qe nuk perfshihej ne projektin tone por do te kryhet me vone nga vete Kuvendi sipas planeve te tyre.
Cfare ndryshimi tjeter ka pesuar Parlamenti
Eumlshte krijuar nje ambient i pershtatshem per mediat ne menyre qe ti marrin informacionet pa qene nevoja te jene te pranishem ne salle. Prezenca ne ambientin e ri do te kryhet permes nje pajisjeje te re karte elektronike. Po ashtu sistemi i kamerave ka pesuar permiresime nuk jane shtuar por ndryshuar. Pozicioni i kryetares ka pesuar ndryshime jane shtuar disa linja telefoni fiks perfshi edhe vendndodhja e kompjutereve etj. Per lozhat do te kete nje foni me te forte e te shperndare. Me perpara kishte vetem nje qender fonie ndersa tani eshte e shtrire kudo dhe ben te mundur nje degjim te sakte.
Po pamja vizive e votimit
Ka pesuar ndryshim edhe paraqitja e votimit duke hequr video-projektorin qe nuk ofron shikim te qarte dhe kemi vendosur dy tv-plazma 50 poleshe. Gjithashtu kemi zmadhuar logon e Parlamentit etj.
Sa kushtoi projekti
Fondi limit ishte 60 milione leke kurse kompania jone u shpall fituese me oferten 39 milione leke pa TVSH. Sipas normave te tregut kostoja e nje salle me dekoracione dhe punime speciale shkon deri ne 450 euro msup2 kur ne fakt ne e kemi fituar tenderin ne nje kosto rreth 70 euro msup2. Por ketu sqaroj se pavaresisht cmimit te ulet nuk eshte cenuar cilesia e punimeve dhe per kete kemi dale me humbje. Per ne i rendesishem ishte objekti Parlamenti qe sherbeu si prove per shoqerine qe une drejtoj.
Kishit kontakte me Kryetaren e Parlamentit
Gjate gjithe kohes. Kryetarja e Parlamentit ka qene shume e stresuar per ecurine e punimeve me qellimin qe projekti te dilte sa me mire dhe ne kohe. Te them te drejten nuk e prisja qe Kryetarja e Parlamentit Topalli te vinte kaq shpesh per te vizituar ambientet ku punohej. Ishte direkt e interesuar per punimet deri ne ate mase sa edhe eshte ngjitur mbi skela per te pare cilesine e tavanit qe punohej.