E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne nje treg rus. Vriten 16 vete

Nje kamikaz shperthen ne Vladikaukaz ne krahinen problematike te jugut

Nje kamikaz ka marre jeten e 16 personave dhe plagosur 100 te tjere ne nje treg ne Vladikaukaz ne jug te Rusise. Njerezit qe ndodheshin aty prane nxituan qe te ndihmonin te plagosurit nje pjese e madhe e te cileve jane ne kushte shume kritike jete. Presidenti i vendit Medvedev deklaroi se do te bente te pamunduren per te kapur dhe vene para ligjit bishat qe e organizuan kete kasaphane. Sheshi perballe tregut ishte i mbuluar nga gjaku dhe copezat e makinave qe u shkaterruan ne vendin ku ndodhi shperthimi. Nderkohe ne vendngjarje kane mberritur makinat e ambulancave dhe ato te ndihmes se shpejte qe kane transportuar dhe cuar ne spital te plagosurit. Behet fjale per nje bombe qe ka shperthyer ne nje zone te mbushur me njerez per shkak se ka qene zone tregu dhe ora kur ka ndodhur shperthimi nje ore piku gjate se ciles zakonisht vendi mbushej me bleres dhe shites. Perreth ketij tregu ka edhe shume zyra dhe shtepi banimi. Sipas raporteve te ndryshme shkollat dhe kopshtet perreth jane evakuuar te gjitha per shkak se ka ekzistuar frika qe mund te kishte edhe shperthime te tjera ne zone. Rajoni rus i Kaukazit te veriut eshte prekur vazhdimisht prej vitesh nga islamistet dhe separatistet dhe mbi te gjitha me e prekura ka qene pikerisht zona rreth tregut te Vladikaukazit qe ka qene edhe me pare teater shperthimesh dhe gjakderdhjesh. Sulmi me vdekjeprures ka qene ai i vitit 1999 ne te cilin vdiqen 55 persona. Vledikaukazi eshte kryeqyteti i Republikes se Osetise Veriore qe eshte ne rajonin shume problematik te Ingushetise. Ajo eshte gjithashtu edhe ne kufi me Osetine e Jugut nje rajon gjithashtu shume problematik ne kufi me Gjeorgjine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›