Vështrim/ Kupa e mbushur e krimeve dhe nevoja e reformimit të drejtësisë në Kosovë

1. Vetëm tash, pas nëntë vjetësh, njërzve të politikës dhe Komisionit Parlamentar për siguri, iu ra ndërmend të flasin pak më hapur për krimin e organizuar në Kosovë. Vetëm pas hajnisë së fundit brenda strukturave të policisë, ata e panë të arsyeshme të reagojnë. Gazetarët e kombetarës “Bota sot” moti e kanë luftuar këtë të keqe më të madhe të pasluftës. Pikërisht pse e morën guximin dhe kurajon qytetare për ta luftuar krimin e organizuar në Kosovë, u vranë edhe disa nga gazetarët e saj. U vranë gjithashtu edhe disa veprimtarë të LDK-së, ushtarakë, policë, biznesmenë etj. Shumë nga këto vrasje të pasluftës i ka mbuluar pluhuri i harresës. Në mesin e strukturave më të larta të SHPK-së, nuk pati ndërgjegje të përgjegjësisë. Pas hajnisë së madhe brenda në polici, drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, i bëri disa shkarkime, të cilat s’kanë ndonjë rëndësi të madhe. Në këso rastesh, në shtetet e përparuara dihet së çfarë masa do të merreshin.
2. Nëse ndodhin gjëra të rënda brenda lokaleve policore, atëherë populli kujt duhet t’i besojë? Derisa nuk vetëdijësohemi se shteti nuk ndërtohet pa e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për funksionimin të mirëfilltë të shtetit ligjor. Prandaj, na nevojitet një reformim rrënjesor brenda strukturës policore dhe organeve të drejtësisë. Nga raporti vjetor i Fredom House dhe nga organet përkatëse të BE-së, na është tërhequr vërejtja që s’është luftuar sa duhet krimi i organizuar. Disa nga vrasjet më të rënda e që konsiderohen të motivuara politikisht janë përfshirë edhe në raportin e Qeverisë amerikane, për respektimin e të drejtave të njeriut në botë për vitin 2005, në pjesën ku bëhët fjalë për Kosovën. Më së shumti vrasje, ndodhën në periudhën 1999-2006 (Rreth 500 vrasje kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtij harku kohor).
Vrasjet e pasluftës (rreth 1000, sipas organeve policore), iu shkaktuan dëme të mëdha shqiptarëve. Këto ishin edhe indikatore në zhagitjën e statusit politik të Kosovës. Të gjithë do të dëshironim që dhuna fizike mos të bëhët mjet për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Nuk duhet njerëzit të mësohen të bashkëjetojnë me krimin dhe korrupsionin, por t’i luftojnë ato në çdo mes, si dukuritë më të shëmtuara...
...