E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekordi, bluza e Kaka shitet 15500 euro

 

Jetmir Halilaj

Tifozët shqiptarë të Milanit janë gati të bëjnë “çmenduri” për idhujt e tyre kuqezinj. Në ankandin e zhvilluar pas ndeshjes Shqipëri-Milan 3-3, në hotel “Sheraton”, disa fansa të skuadrës kuqezi, kanë derdhur shuma të mëdha parash për të blerë fanellat e futbollistëve të preferuar. Fanellat më të shtrenjta të blera nga tifozët shqiptarë ishin ato të yjeve Kaka dhe Bekham, për të cilat një ultras i Milanit ka ofruar në total 23500 euro. Tifozi Arjan Vangjeli ka ofruar 15500 euro për fanellën e Kakasë dhe tetë mijë euro për fanellën e mesfushorit anglez. Nuk ka munguar interesimi edhe për yjet e tjerë të Milanit, pasi fanella e Maldinit është shitur gjithashtu për një shumë të majme. Tifozi Artur Balla e ka blerë bluzën e kapitenit legjendar të Milanit për shumën e 5500 eurove. Fanella e Ronaldinjos është blera nga Irgen Selfo për 3800 euro, ndërsa bluza e Patos është blerë nga Gramoz Taçi 2400 euro. Ndërkaq, nuk mund të mos ishte protagonist në këtë ankand edhe babai i Rezart Taçit, Mustafai, i cili ka blerë fanellën e Shevçenkos për 1700 euro.
Të ardhurat
Ankandi i zhvilluar të shtunën në mbrëmje nga kompania “Taçi Oil” me fanellat e futbollistëve të Milanit kishte qëllime bamirësie. Të gjitha të ardhurat nga ky eveniment do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Nga shitja e fanellave të 21 futbollistëve të Milanit, të nënshkruara përkatësisht me autografet e tyre, janë grumbulluar të mërkurën rreth 64950 mijë euro.
Mbrëmja
Menjëherë pas ankandit është shtruar një darkë gala për nder të përfaqësuesve të Milanit, ku të pranishëm kanë qenë edhe trajneri i kuqezinjve, Karlo Ançeloti dhe përgjegjësi i marrëdhënieve me jashtë, Daniele Masaro. Burime konfidenciale pranë kompanisë “Taçi Oil”, kanë bërë të ditur se gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte, madje dy përfaqësuesit e Milanit, janë argëtuar edhe me tingujt e muzikës shqiptare. Organizatorët e kësaj ndeshjeje, “Taçi Oil”, kishin ftuar në mbrëmje një grup këngëtarësh vendës, të cilët kanë ndezur atmosferën edhe në mbrëmje. Klubi i madh, “AC Milan”, do të jetë pjesëmarrës në disa aktivitete të parashikuara në fundin e kësaj jave. Sipas asaj që tregoi zëvendëspresidenti Adriano Galiani, më 17 ose 18 maj, në sheshin “Nënë Tereza”, klubi kuqezi do të sjellë parkun e Milanit, çka do t’u mundësojë argëtim fëmijëve të kryeqytetit. Gjithçka do të jetë falas për ta, ndërkohë që u konfirmua gjithashtu se nga 6 qershori, do të nisë edhe “Milan Junior Camp”. Plot 350 fëmijë do të jenë në këtë aktivitet sportiv.

Shitjet

Lojtari    Emër Mbiemër    Shuma në euro
Kalac    Yllka Beja    750 EUR
Zambrota    Ledia Dervishi    1050 EUR
Gatuzo    Elona Hasanmata    3300 EUR
Jankulovski    Merita Gurabardhi    1000 EUR   
Tiago Silva    Arjan Vangjeli    2100 EUR   
Senderos    Irgen Selfo    3100 EUR   
Mationi    Vasil Dede    1200 EUR   
Flamini    Malika Galiani    1300 EUR   
Bertuçi    Gentian Prifti    400 EUR   
Darmian    Malika Galiani    400 EUR   
Pirlo    Berardino Apiçela    2800 EUR   
Borrielo    Anika Taçi    1100 EUR
Shevçenko    Mustafa Taçi    1700 EUR   
Sedorf    Gentian prifti    1700 EUR   
Pato    Gramoz Taçi    2400 EUR   
Inzagi    Mariglen Bundo    3000 EUR   
Ronaldinho    Irgen Selfo    3800 EUR   
Kaka’    Arjan Vangjeli    15500 EUR   
Maldini    Artur Balla    5500 EUR   
Bekham    Arjan Vangjeli    8000 EUR   
Antonini    Malika Galiani    1300 EUR

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›