E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vestervele Pas zgjedhjeve bisedimet

Ministri i jashtem gjerman Guido Vestervele pret qe zgjedhjet e neserme ne Kosove te paraqesin nje dite te suksesshme per demokracine dhe per njerezit ne shtetin e ri ka njoftuar permes nje komunikate Ministria e Puneve te Jashtme e Gjermanise.

Te gjithe personat me te drejte vote perfshire edhe pjesetare e pakices serbe do te shfrytezojne shansin qe me votat e veta te ndikojne ne kursin politik te vendit citohet te kete thene Vestervele.

Ai ka shfaqur shpresen qe pas zgjedhjeve do te fillojne bisedimet ndermjet Beogradit dhe Prishtines.

Une shpresoj se qeveria e re e zgjedhur ne Prishtine se shpejti pas zgjedhjeve do ti filloje bisedimet direkte me Serbine ne menyre qe te fillohet me zgjidhjen e problemeve te perditshme jetesore ka thene ministri i Jashtem gjerman.

Ne komunikate gjithashtu theksohet se qeveria gjermane angazhohet per mbarevajtje te zgjedhjeve ne Kosove nepermjet mbeshtetjes se projekteve te ndryshme te organizatave joqeveritare nder te cilat edhe ai per financimin e angazhimit te 4 800 vezhguesve te pavarur zgjedhor te rrjetit Demokracia ne Veprim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›