E Diel, 1 Nëntor 2026

Vestervele: Të rifillojnë bisedimet izraelito-palestineze

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle po zhvillon një vizitë në Lindjën e Mesme, ku sot po qëndron në rajonet palestineze.
Kryediplomati gjerman bëri thirrje për rifillimin e shpejtë të bisedimeve të drejtpërdrejta izraelito-palestineze. "Një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete", sqaroi Vestervelle pas një takimi në Ramallah me kryeministrin Salam Fajad.
Të njëjtën gjë Vestervelle e kërkoi edhe gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Gjatë qëndrimit në Jerusalem janë planifikuar bisedime me presidentin izraelit, Shimon Peres dhe ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›