Presidenti Obama pret homologun indian Singh
Presidenti amerikan Barak Obama priti kryeministrin indian Manmohan Singh sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së parë shtetërore të presidencës së tij.
Në takimin me homologun e tij Presidenti Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe India mund të punojnë së bashku për të përballuar sfidat globale, përfshirë terrorizmin, ndryshimet klimatike, urinë dhe varfërinë, si dhe parandalimin e përhapjes së armëve më vdekjeprurëse në botë.
Nga ana e tij Kryeministri Singh theksoi se India synon thellimin dhe forcimin e partneritetit të saj strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimin për të përballuar sfidat e një bote që po ndryshon me shpejtësi.
Presidenti Obama dhe Kryeministri Singh kanë diskutuar për masat kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike dhe ekonominë globale, si dhe shqetësimet e Indisë se lufta në Afganistan do të destabilizojë edhe më tej gjendjen në fqinjin e saj, Pakistanin.