Urdhër-arrest për ish-presidentin Ben Ali

Drejtësia tuniziane ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin e përmbysur, Ben Ali.
Ministri i Drejtësisë, Lazhar Karoi Çebi, tha se vendi ka kërkuar ndihmën e Interpolit për të kapur ish-presidentin, gruan dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, për t`u gjykuar për vjedhje të pronës dhe transferim të paligjshëm të valutës së huaj jashtë.
Ben Ali u largua për në Arabinë Saudite pas protestave të dhunshme kundër sundimit të tij 23-vjeçar.
Bëhet e ditur se policia sot ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonsturesit që kërkonin mospërfshirjen e ish-aleatëve të Ben Alisë në qeverinë e re të përkohshme.