Vet helmohen,vdesin 2 persona

Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit në një deklaratë për shtp njofton se dje rreth orës 19.35 është marrë njoftim se është dërguar i vethelmuar në QSUT shtetasi A. H., 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Megjithë ndihmën mjeksore që i është dhënë, pas 3 orësh ky shtetas ka vdekur. Nga veprimet proceduriale, si dhe nga deklarimet e marra nga familjarët rezultoi se ky shtetas kishte pirë një sasi lënde fotoksinë për shkak të disa borxheve financiare të pa shlyera. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Po dje rreth orës 11.30 është dërguar e vet helmuar në QSUT dhe më pas ka gjetur vdekjen shtetësja A. K. 19 vjeç, lindur dhe banuese në Kamëz. Pasi u kryen veprimet proceduriale u konkludua se shtetësja e mësipërme në kushtet e depresionit nervor ka pirë një sasi fotoksine. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje dhe materialet i kaluan Prokurorisë.