Nishani: Prokuroria të varet nga qeveria

Për herë të parë ai prononcohet mbi këtë debat dhe jep qëndrimin e tij mbi zhvillimet e fundit politike, por edhe për tatusin e prokurorisë. "Prokuroria, në një të ardhme duhet të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv", shprehet Nishani, i cili argumenton edhe arsyen. “Nisur nga fakti se prokuroria është instrumenti që ngre akuzën, pra që ka pretendimin e shkeljes së ligjit dhe nuk është ai që vendos për të drejtën, ndoshta në një të ardhme jo të largët duhet të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv”, tha ai.
Në intervistë Nishani rrëfen edhe marrëdhëniet me Shërbimin Informativ Shtetëror, apo procedurat që po ndiqen për ripranimin e policëve të dalë në reformë. Persa i perket kartave te identitetit, Nishani thote se ato do
të jenë gati për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke perjashtuar cdo vonese.