E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëdigjet tibetiani, shkak vizita e presidentit kinez

Një tibetian i ka vënë flakën vetes në Nju Delhi, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit kinez, Hu Xhintao, në Indi, të planifikuar për fund të këtij muaji.

Personi i paidentifikuar ka lyer veten me lëndë djegëse, para se të vetëdigjej në mesin e rreth 1,000 personave, të cilët protestonin kundër vizitës së Husë, si dhe okupimit të vazhdueshëm të Tibetit nga ana e Kinës.

Protestuesi raportohet të jetë duke u mjekuar në një spital të Nju Delhit.

Gjatë vitit të kaluar, të paktën 30 njerëz nga zonat e Tibetit i kanë vënë vetes flakën, në shenjë proteste ndaj sundimit kinez në rajonin e Himalajas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›