Grafite nacionaliste maqedonase në Tetovë

Aktivistë maqedonas kanë vizatuar mbrëmë në Tetovë një grafit me përmbajtje nacionaliste, informon agjencia e lajmeve INA.
Rasti është bëri i ditur nga Lëvizja “Illyricum Libertas”, aktivistë të së cilës kanë parë një grup të rinjsh maqedonas duke vizatuar grafitin dhe më pas kanë informuar organet e rendit.
Kjo lëvizje ka shprehur shqetësimin dhe revoltën për shkak të mos reagimit të organeve policore, edhe pse për tre herë ishte paraqitur rasti.
Gjithashtu kjo lëvizje ka theksuar se organet e rendit nuk po ndërmarrin asgjë lidhur me kapjen dhe ndëshkimin e autorëve maqedonas të grafiteve, ndërsa aktivistët e tyre dhe kryetari i “Illyricum Libertas” është në proces gjyqësor për shkak të vizatimit të një grafiti me hartën e “Shqipërisë Etnike”, që çoi në arrestimin nga policia dhe ngritjen e kallëzimit penal për nxitje të urrejtjes dhe cënim të rendit kushtetues.