Gara republikane, Santorum fiton në Luziana

Pas numërimit të të gjitha votave, ish-senatori i Pensilvanisë mori 49 për qind kundrejt 27 të Mit Romnit.
Rivalët e tjerë, Njut Gingriç dhe Ron Pol morën përkatësisht 16 dhe 6 për qind.
Santorum po tenton ta ngushtojë disavantazhin nga ish-guvernatori i Masaçusetsit, për t’u bërë sfiduesi i Presidentit Barak Obama në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në muajin nëntor.
Romni ka fituar 21 nga 34 garat e zhvilluara deri tani, kundrejt 11 të Santorumit.
Deri tani Mit Romni ka siguruar 568 delegatë kundrejt 273 të Santorumit në Konventën Republikane të gushtit, nga 1 144 që duhen për të fituar nominimin e partisë për të sfiduar Obanëm.
Kjo diferencë pritet të thellohet në prill, kur do të votohet në Uiskonsin, Merilend dhe Uashington DC.
/Start/E.B/
2012-03-25 16:59