E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, opozita kundër takimit Thaçi-Tadiç

Në kohën kur gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për mundësinë e një takimi ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi me presidentin serb, Boris Tadiç, opozita në Kosovë është shprehur kundër një takimi të tillë pasi sipas saj mund të përfundojë me një marrëveshje nga Prishtina zyrtare.
 

Ndonëse dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk dihet ende se kur do të rinisë, gjithnjë e më shumë po përhapet ideja e “avancimit” të komunikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mund të rezultojë me një takim gjatë muajit qershor mes kryeministrit kosovar Thaçi dhe presidentit serb Tadiç.
 

Kjo mundësi e shtrëngimit të duarve mes dy liderëve politikë më të fuqishëm të Prishtinës dhe Beogradit, nuk po pritet mirë nga forcat politike opozitare në Kosovë. Opozita, madje, ka theksuar se kryeministri kosovar në asnjë variant nuk duhet të pranojë të takohet me presidentin serb, pavarësisht presioneve që mund të ketë nga faktori ndërkombëtar, sepse nga ky takim Kosova do të humbasë shumë dhe përfituese do të jetë Serbia.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›