E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama SHBA te rishohin raportet me kete regjim. Paralajmerohen protesta

/ /

Kreu i opozites Edi Rama u kerkon partnereve me te rendesishem nderkombe-tare te rishohin marredheniet me qeverine Berisha.

Dje ne nje konference me gazetare te huaj kryetari i PS-se kerkoi mbeshtetjen e nderkombetareve duke thene se SHBA dhe BE nuk duhet ta tolerojne kete situate. Ne emer te kesaj Shqiperie une i kerkoj botes demokratike te rishohe raportet e veta me kete regjim te cilin ne nuk do ta tolerojme ne perpjekjet e dhunshme per te rikthyer ne kete vend pushtetin e frikes cilido qofte cmimi i rezistences sone paqesore sepse kurre nuk mund te pranojme renien perseri ne naten e erret te partise-shtet e te shtetit-parti. Ne emer te kesaj Shqiperie une i kerkoj SHBA dhe BE te mos tolerojne me tej ne kete vend gjera qe nuk i tolerojne ne vendet e tyre te mos zgjedhin stabilitetin pa shtet ligjor ne vend te demokracise funksionale tha Rama. Perpara gazetareve te huaj Rama deklaroi se demonstrata e 21 janarit ishte e provokuar ndersa shtoi se puci eshte inekzistent. Kjo eshte Shqiperia e tre burrave te papune baballareve te 6 femijeve te mbetur jetime njerez te zakonshem te ketij vendi qe u vrane me arme zjarri ne nje demonstrate te provokuar qellimisht nga regjimi per te justifikuar vendosjen e sistemit te dhunes e te frikes me alibine e nje puci inekzistent. Pikerisht demonstrata e sotme e cila kishte edhe nje zemerim edhe me te madh sesa demonstrata e shkuar ishte jo vetem paqesore por edhe shembullore per imazhin e Shqiperise ne syte e botes sepse nuk u provokua sic u provokua pabesisht dhe barbarisht demonstrata e 21 janarit. E kam thene dhe e perseris ne rast se ne 21 janar nuk do te kishte nje skenar per te inkriminuar opoziten demonstrata e 21 janarit nuk do te kishte perbere lajm per askend jashte Shqiperise sepse nuk do te ishte thyer asnje xham tha Rama.
Zgjedhjet e reja
Kreu i PS-se tha me tej se protestat do te vijojne. Kjo eshte pak por e sigurt. Do kete protesta gjithkund ku mund te protestojme tha ai. Por i pyetur nese PS do te hyje ne zgjedhjet lokale Rama tha se ne keto kushte smund te behen zgjedhje te lira. Pozicioni yne per zgjedhjet e 8 majit eshte edhe me i qarte sec ishte perpara vrasjeve barbare te 21 janarit perpara nxjerrjes se Policise se Shtetit nga kuadri ligjor dhe kushtetues i Shqiperise perpara sulmeve barbare dhe tipikisht fashiste ndaj Prokurores se Pergjithshme dhe perpara agresionit te patolerueshem ndaj Presidentit te Republikes. Te gjitha keto jane arsye me shume per te thene se ne keto kushte nuk mund te behen me zgjedhje ne Shqiperi tha Rama.
Dialogu
Kreu i opozites tha me tej ne konferencen per shtyp se opozita eshte e hapur per dialog. Perballe kemi perfaqesuesit e nje pjese te Shqiperise perballe kemi ate qe ne demokraci duhet te jete alternativa tjeter per shqiptaret. Qe do te thote se asnjehere skemi qene sjemi dhe sdo te jemi hezitues per dialog tha kreu i opozites Edi Rama.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›