E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëdorëzohet autori i plagosjes së kryekomunarit të Baldushkut

Autori i plagosjes së kryetarit të komunës së Baldushkut, Altin Shabani, është vetëdorëzuar pas negociatave të policisë me familjarët dhe vetë autorin.

32-vjeçari, palgosi dje me armë zjarri Ilmi Allmuçën, i cili ndohet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, motivi i kësaj plagosje, ka qënë konflikti i çastit, pas largimit të autorit nga puna në komunën Baldushk, ku autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë tip TT në drejtim të Allmuçës. /F.S/

*   *   *

 Dashamir Biçaku

TIRANE- Plagoset me pistoletë kryetari i komunës Baldushk të Tiranës, Ilmi Allmuça, 46 vjeç. I dyshuari për krimin është një ish- polic i komunës Baldushk, Altin Shabani, 32 vjeç, banues po në të njëjtin fshat. Shkak për krimin paraprakisht dyshohet fakti se Shabani, është larguar nga puna pak kohë më parë. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak, në kryeqytet, ku pas mjekimit të marrë ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa sipas burimeve të policisë, ai ka marrë një plagë të rëndë në trup. Ndërkaq policia e komisariatit nr.1, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe për të zbardhur krimin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në fshatin Mumajez të komunës së Baldushkut. Në këtë kohë mësohet se kryetari i komunës së Baldushkut, Ilmi Allmuça, ka qenë duke qëndruar në një kafe me disa miq të tij, kur është afruar një person i cili ka qëlluar menjëherë në drejtim të kryekomunarit të Baldushkut. Pas krimit autori i dyshuar i atentatit, u largua me shpejtësi, ndërsa kreu i Komunës, mbeti i plagosur me një plumb në trup.

Ky i fundit është dërguar me një automjet të rastit në drejtim të kryeqytetit për në spitalin ushtarak. Ndërkaq, policia në vendin e ngjarjes ka marrë dëshmitë e disa personave që ndodheshin me kryekomunarin e plagosur, si dhe dëshmi të personave të tjerë te pranishem, si klientë dhe punonjësit e lokalit. Nga hetimet e para mësohet se autor i krimit, është identifikuar si i dyshuar, Altin Shabani, 32 vjeç, ish efektiv i policisë në komisariatin nr.2, si dhe ish- efektiv i policisë së komunës së Farkës. Policia tha se shkak për krimin dyshohet se është fakti i largimit të Shabanit nga puna si punonjës policie, në komunën Baldushk. Më parë ai mësohet se ka qenë edhe efektiv i Policisë së Shtetit, në Komisariatin e Policisë Nr.2. Sot, rreth orës 20.30, në Mumajes të Komunës Baldushk është plagosur më armë zjarri Ilmi Allmuça, 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i komunës Baldushk, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe aktualisht ndodhet nen kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,- tha policia pas krimit. Më tej policia tha: Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë dhe Oficere per Hetimin e Krimeve te Renda, ne Drejtorinë e Policisë se Qarkut Tirane, u formua grupi i posaçëm hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.

SHKB, raporti: Hetuam 135 policë të inkriminuar

TIRANE- Shërbimi  i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka marrë nën hetim 135 efektivë të Policisë së Shtetit, në 101 procedime penale, ndërsa 80 për qind e të proceduarve dhe të hetuarve të SHKB-së janë hetuar për korrupsion. Fakti konfirmohet nga raporti vjetor i Shërbimit që heton dhe monitoron Policinë e Shtetit, SHKB, sipas të cilit, ky i fundit gjatë punës së tij në vitin e kaluar, ka evidentuar 12 pika sipas të cilave efektivët blu, kanë mangësi dhe probleme. Punën e saj, SHKB-ja sipas raportit e ka cilësuar të ndërtuar në tri shtylla kryesore. Shtylla e parë, ka të bëjë me gjurmimin dhe hetimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së detyrës ose për shkak të saj, pavarësisht nga funksioni dhe grada që mbajnë, kur ka dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale. Nisur nga ky parim, gjatë vitit 2011, kemi hetuar dhe dërguar për ndjekje penale pranë organit të Prokurorisë, 135 efektivë policie,- thuhet në raport.

Ndër ta, 94 efektivë të Policisë së Shtetit janë proceduar penalisht për veprën penale të korrupsionit, apo të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Nga këta efektivë policie mësohet se 22 prej tyre janë arrestuar me akuzat e korrupsionit apo të vjedhjes e vepra të tjera penale. Ndërkaq për nga niveli, drejtues i personave të marrë nën hetim apo në ndjekje penale nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, referuar raportit mësohet se kanë qenë që nga niveli më i ulët, ai i nëninspektorit, e deri tek grada drejtues. Sipas burimeve dy nga personat e hetuar kanë qenë me gradën Drejtues, ndërsa pjesa tjetër me gradat komisar kryekomisar e nënkomisar e grada të tjera të niveleve më të ulëta. Ndërkaq sipas raportit për nga hierarkia e të proceduarve është që nga ajo e nivelit bazë e deri në drejtor qarku. Ndërkaq në raport SHKB-ja kritikon punën e policisë edhe në lidhje me paqartësinë e punës së policisë në lidhje me policimin në komunitet, përdorimi dhe marrja e informacionit, administrimi i tij.Mungon angazhimi për hetimin e ngjarjeve të vjetra,- thuhet në raport si dhe pika të tjera të përmbledhura në 12 konstatime, duke iu bashkangjitur edhe rekomandimet përkatëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›