E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, nis gjyqi ndaj shqiptarëve

Arrestimi i shqiptarëve të Preshevës

Serbia pritet të nxjerr sot para gjyqit shqiptarët e Luginës së Preshevës. Procesi i quajtur Grupi i Gjilanit, përfshin 17 të rinj shqiptarë, një pjesë e të cilëve ish-pjesëtarë të UÇK-ve në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, akuzohen për krime lufte kundër serbëve dhe komuniteteve tjera gjatë luftës në Kosovë.

Ky është procesi i dytë gjyqësor ndaj tyre pasi në të parin ata u shpallën të pafajshëm për shkak të mungesës së fakteve dhe dëshmive. Familjarët dhe të afërmit e të arrestuarve kanë akuzuar se ky është një proces politik i autoriteteve serbe. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›