E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetedorezohet i kerkuari nga Interpoli Emiljano Shota

I kërkuar nga drejtësia italiane është vetëdorëzuar në polici. Emiljano Shota, nga fshati Bilaj i Fushë- Krujës akuzohet nga shteti fqinj se dhjetor të vitit 2012 kishte marrë peng biznesmenin italian Andrea Calevo, duke i kërkuar 8 milion euro në këmbim të lirimit.
22 vjeçari Shota, njihej si kreu i bandës mafioze që vepronte në veri të
Italisë dhe që së bashku me 4 katër shqiptarë të tjerë mbajtën peng për 15 ditë biznesmenin Calevo.
“Dorëzohem pasi jam penduar”, u tha Shota organeve të policisë, të cilëve u duhet tashmë të kryejnë procedurat e ekstradimit për të riun që tashmë do të përballet me drejtësinë italiane.
Nderkohe policia arrestoj edhe vellain e tij Lorenc Shoten I cili mundi te arratisej nga paraburgimi i Krujes.
Madje ne ndjekje te tij u vu edhe nje punonjes policie I cili ishte me sherbim te gjykata e Krujes. Polici mbeti I plagosur pasi duke vrapuar iu shkreh arma e sherbimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›