E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet numerimi ne Shkoder e majta 6 mandate e djathta 5

Ne mengjes perfundoi procesi i numërimit të kutive të votimit në qarkun Shkodër. Në momentet e fundit të numërimit, është regjistruar përmbysja e një mandati, ku nga Partia Republikane me kandidatin Gaspër Kokaj, që konsiderohej e sigurt, ai i ka kaluar Partisë Demokratike duke e bërë atë me 5 mandate në Qarkun Shkodër. Partia Socialiste ka arritur të marrë 4 mandate, dhe nga 1 të tillë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Kristian Demokrate. Rezultati përfundimtar mes dy kampeve respektive ka përfunduar në favor të aleancës së majtë me rezultatin 6 me 5.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›