Dritan Dajti kerkon perjashtimin e gjyqtareve

Dritan Dajti paralajmëron gjyqtarët dhe i kërkon të jenë të kujdesshëm. Nga brenda hekurave të sallës së gjyqit, i pandehuri i akuzuar për vrasjen e 4 policëve, kërkoi përjashtimin e trupës gjyqësore nga gjykimi i çështjes së tij.
Sipas Dajtit, meqenëse gjyqtarët ndihen të kërcënuar dhe kanë kërkuar të mbrohen nga efektivët e Zyrës për Mbrojtjen e Dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme, ata duhet të largohen nga gjykimi i çështjes. Gjithashtu, Dajti i kujtoi togave të zeza, se Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve komandohet nga drejtuesi Arjan Muça, personi që në 2009 drejtonte operacionin e policisë për arrestimin e të pandehurit. Sipas Dajtit, nën drejtimin e Muçës, janë vrarë 4 policë, kështu që i kërkoi gjyqtarëve të jenë të kujdesëshëm, pasi nuk është personi i duhur për të ruajtur personalitetet.
Para se të largohet nga salla e gjyqit, për mungesë të avokatëve, Dajti kërkoi nga familja e Sajmir Duckollarit, viktimës së vrarë në durrës në 2009, të vijnë në sallën e gjyqit të premten dhe të marrin vesh autorin e vrasjes së tij. Duke pretenduar se ai nuk është autori që ka ekzekutuar policing Sajmir Duçkollari, duke ngritur pretendime se është vrarë nga kolegët e tij.
Procesi ndaj Dajtit vazhdon të shtyhet prej muajsh.