E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët e Berishës pranojnë humbjen. Bejko: Të dorëhiqen krerët e PD-së

bejkoGjirokastër- Roland Bejko, kandidati i Partisë Republikane për Qarkun e Gjirokastrës ka pranuar sot humbjen e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit duke kërkuar dorëheqje të trefishtë të drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike në jug. 

Në një deklaratë për mediat Bejko e ka cilësuar humjen e mandatit të dytë në këtë qark një katastrofë për grupi e drejtuar nga Sali Berisha.

Personalisht ngarkoj me përgjegjësi direkte për këtë humbjë dy ministrant actual të qeverise Ksera dhe Ruli, si dhe kryetarin e degës së PD Gjirokastër, Altin Çomo,- tha Bejko.

Bejko tha se PD-ja ka investuar për humbjen e mandatit të dytë në Gjirokastër.

Është e papranueshme që ndaj kandidaturës time u bë presion i madh pëe të mos votuar. Unë u futa në garë për të maksimizuar votën por ndodhi e kundërtaFituesit nuk gjykohen dhe shpresoj që ata të udhëheqin vendin drejt strukturave të Bashkimit Europian, ndërsa humbësit duhet të analizojnë shkaqet dhe të fillojë urgjentisht procesi I ringritjes,- tha Bejko në konferencën për mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›