E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet 18-vjeçarja në Laç, mister shkaqet

Laç- Një vajzë 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë, në rrethana që për policinë mbeten ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ndërkohë që vajza ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, disa orë pas përpëjekjeve të bluzave të bardha për të mbajtur në jetë.

“Vajza me inicialet F.C, 18-vjeç, banore në lagjen numër 4 të qytetit të Laçit nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes, edhe pse ndërhyrja që i është dhënë ka qenë e menjëhershme”- kanë bërë me dije burimet nga spitali, duke sqaruar se shkak për humbjen e jetës është bërë sasia e konsiderueshme e helmit, fostoksinë që kishte gëlltitur.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, por ende nuk ka të dhëna për arsyet që e shtynë vajzën t’i jepte fund jetës. Mësohet se janë marrë në pyetje familjarët, por duket se edhe ata kanë mbetur të befasuar nga veprimi i saj.

Të dhënat e para, flasin për një veprim ekstrem të 18-vjeçares, në kushtet e një depresioni, shkaqet e të cilit mbeten ende të paqarta.

Vajza u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët e saj dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit. Por mjekët, duke parë gjendjen shumë të rëndë e nisën në Spitalin Ushtarak për ndihmë më të specializur. Por as, nga ndërhyrja në Tiranë, nuk mundi të jetonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›