PS: Berisha të ikë, gënjeu për Gërdecin
Tiranë- Partia Socialiste ka rikëruar sot, dorëheqjen e kryeministrit, Sali Berisha, duke e cilësuar atë të padenjë për të qëndruar ende në krye të qeverisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS, Ylli Manjani duke iu refruar deklaratës së dy ditëve më parë të ministrit të Drejtësisë, Alibeaj, ka theksuar se tashmë e vërteta ka dalë në dritë.
“Ministri i drejtësisë zbuloi një të vërtetë të madhe edhepër dijeninë e Kryeministrit të vendit. Të gjithë e mbajmë mend se si Kryeministri përbetohej se “as që e dinte se ekzistonte Gërdeci”. Ish drejtori i tij i anti korrupsionit na konfirmoi se kryeministri, jo vetëm që ka pasur dijeni të plotë për Gërdecin, por ka drejtuar gjithcka nga zyra e tij”- tha ai sot gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se Alibeaj pranoi se është autori i ligjeve të tragjedisë së Gërdecit.
Në kryerjen e detyrës së Drejtorit të Antikorrupsionit, sipas Manjanit, ministri konfirmoi me paturpësi se na paskësh qenë detyrë e tij të jepte ndihmë ligjore për të shkruar ligjet e vrasjes dhe plagosjes masive të njerëzve dhe shkatërrimit të pasurisë së tyre.
“Me pak fjalë, zoti Ministër rrëfeu se si drejtori i anti korrupsionit na i paska shërbyer korrupsionit shtetëror, të trafikut të municioneve me pasojë vdekjen masive të shqiparëve, plagosjen e tyre dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre”- tha ai.
Manjani e ka cilësuar të turpshme gjitha sa ndodhi, duke kujtuar se ministri paguhet me taksat e shqiptarëve për t’u mbrojtur nga krimi, ndërkohë që ai i ka shërbyer krimit, duke i shkruar liget që legalizojnë këtë veprimtari.
Tragjedia jo natyrore e Gërdecit, sipas Manjanit, vazhdon të na servirë prova të pakontestueshme për përfshirjen e Sali Berishës në aferën e trafikut dhe të korrupsionit.
Kjo, ka vijuar më tej ai, është arsyeja që Sali Berisha ka marrë peng shtetin për të mos lejuar drejtësinë të hetojë mbi aferat e familjes së tij. Për këtë, Manjani në emër të PS-së, i ka kërkuar Sali Berishës të japë dorëheqje, si të vetmen zgjidhje që i ka mbetur për të cliruar shtetin nga pengmarrja, si dhe drejtësinë nga presioni.
Ka shumë arsye për këtë kërkesë, por mes të tjerash, Manjani ka theksuar 3
1- gënjeu me patrupësi shqiptarët për mosdijeni për Gërdecin.
2- ka marrë peng shtetin duke e vënë atë në shërbim të interesave të tij personale.
3- duhet lejuar drejtësia të bëjë punën e saj.