Vlorë, studentët vazhdojnë protestat
Vlorë- Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Universitetin e Vlorës, ku studentët e kanë nisur vitin akademik me protesta dhe janë sërish të irrituar për rregulloren e re, vendosur nga rektorati. Studentët e viteve të 3 dhe 4 të të gjitha fakulteteve nuk kanë zhvilluar as sot mësim. Ata i ka pritur në një takim zv/rektori, Engjëll Lika, i cili po negocion me ta për disa pika të rregullores.
Mësohet se deri tani është rënë dakord që të ndryshojë orari si dhe të mos bëhet mësim ditëve të shtuna ashtu siç parashikon rregullorja e re. Por zv/rektori ka rrëzuar kategorisht kërkesën e studentëntëve për te bërë leksionet fakultative. “leksionet për të gjithë studentët janë me detyrim dhe për mosprezencë ju do të vlerësoheni me mungesë, iu ka dhënë Lika, studentëve.
Takimi ende po vazhdon ku drejtuesi universitar është duke shqyrtuar një nga një kërkesat së studentëve. Nga ana e tyre studentët po drejtohen nga Kryetari i Qeverisë Studentore, Viktor Lagji, dhe në takim janë mbi 300 student.
Studentët e Vlorës kërkojnë të mos eksperimentohet në universitetin e tyre rregullorja e re. Ato kërkojnë me ngulm që mësimi të zhvillohet bazuar në rregullat e mëparshme.
Rregullorja e re parashikon që orari mësimor të zgjasë nga ora 08.00-20.00. Ndërkohë studentët kërkojnë që mësimi të zhvillohet me turne, si më parë, në mënyrë që njërën pjesë të ditës ta kenë të lirë, pasi mund të punojnë dhe të mos jetë të varur në çdo sekond nga studimet. Rregullorja parashikon gjithashtu, që të gjithë studentët që kanë lëndë të mbartura nga vitet e mëparshme t’i ndjekin ato me frekuentim. Edhe kjo pikë kundërshtohet pasi studentët duan që të ndiqet praktika e mëparshme, që lëndët e mbartura vetëm ti japin provim dhe të mos i ndjekin në auditore.
Fryma fraksionare e studentëve dhe kundërshtia e hapur e rregullores së Universitetit të Vlorës, e ka shtyrë zv/rektorin, Lika, të aludojë se studentët janë të nxitur nga pedagogët e tyre për të protesuar. Duke ditur konfliktim mes rektorit dhe dekanes së Faklultetit Ekonomik, ai i ka pyetur se “pse ka kaq shumë student nga ky fakultet”. Por studentët të indinjuar i kanë kërkuar zv/rektorit të mos i paragjykojë dhe kanë deklaruar hapur se nuk janë të shtyrë nga askusht, thjesht kërkojnë të drejtat e tyre universitare.