E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet aksidentalisht një 9 vjeçare në Elbasan

Një 9 vjeçare nga rrethi i Elbasanit ka gjetur vdekjen aksidentale, pasi ka pirë një sasi helmi që përdorej për bujqësinë. Burime të policisë lokale thanë se "9 vjeçarja M. S., me banim në fshatin Selicë të komunës Mollas, ndërroi jetë sot në mëngjes”. Kanë qenë prindërit ata që e kanë gjetur vajzën në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Elbasanit, por ajo ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Nga hetimet e deritanishme rezulton se vdekja e vajzës së mitur ka qenë aksidentale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›