E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domosdoshmëria e ndryshimeve në LDK ka nevojë të pasohet nga veprime

Pajtimi unanim i organeve udhëheqëse të LDK-së, thuaja në të gjitha nivelet për domosdoshmërinë e ndryshimeve tashmë është punë e kryer. Pakoja e ndryshimeve , e inicuar nga dy dokumente bazë të presidentit Sejdiu, lider pauses i LDK-së, dhe e ndihmuar profesionalisht nga institute të rëndësishme ndërkombëtare (SHBA – Gjermani), ka kohë që ka rezultuar me vendime konkrete të Kryesisë , të cilat sipas normave statutare, mund të përforcoheshin më tej me aprovimin final nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Pakoja e ndryshimeve të parapara dhe të aprovuara me koncensus të lidershipit të LDK-së, ka përmbyllur fazën e parë, krijimin e atmosferës për ndryshime si dhe mbështetjen nga baza, premisa këto që po rikthejnë dhe sforcojnë besimin në këtë proces aq të domosdoshëm dhe tashmë të paevitueshëm . Duke marrë mbështetjen nga baza për këto ndryshime, lidershipi tash, pa vonesë duhet të hyjë në fazën e dytë, me zbatimin e vendimeve të aprovuara, sipas një dinamike që shkon në interest ë të gjithëve dhe është në koherencë me situatën dhe proceset vijuese politike, para se gjithash me zgjedhjet locale të kësaj vjeshte, për të cilat është mëse I mirëseardhur një pajtim i përgjithshëm për kandidatët për kryetarë komunash dhe strukturat legjislative komunale. Gjithnjë duke pasur objektiv kryesor edhe ofertën zgjedhore e cila do duhej të burojë nga kjo Pako ndryshimesh, duke qenë tërësisht në përputhje me rrethanat e reja që janë krijuar në Kosovë pas 17 Shkurtit 2008 e këndej. Promovimi i konkurencës Përmbajtja e ndryshimeve , në realitet përfshijnë anën programore dhe atë rregulaltive – strukturore të partisë. Kjo përmbajtje e ndryshimeve është në interes të të gjithëatyre që i përkasin LDK-së. Fatmirësisht edhe si e tillë është kuptuar. Kështuqë, prej këtij procesi do të ketë vetëm fitues dhe përfitues, në kuptimin e përgjithshëm të fjalës. Sepse do të shkruhet dhe aprovohet një Program i ri, në përputhje me aspiratat e anëtarësisë së saj tash që jeton dhe vepron në një shtet të ri, pas përmbushjes së një viizioni për të cilin u angazhuan, sakrifikuan dhe gjakuan për dy dekada. Programi i ri i LDK-së, pashmangshëm do të burojë nga vizioni rugovian, duke i përforcuar më tepër objektivat nacionale që vetë Presidenti historik i Kosovës dhe i LDK-së, dr. Ibrahim Rugova i kishte bërë publike në vitin 2001, në zgjedhjet e para nacionale; demokraci funsionale , zhvillim ekonomik dhe integrimet euro-atlantike. Mbi këto tri premise, mund të formulohet vizioni i ri, që për bazë ka boshtin e idesë rugoviane, si pjesë e një filozofie politike e cila ia hapi rrugën Kosovës drejt familjes së shteteve më demokratike dhe të zhvilluara të botës së sotshme. Programi dhe vizioni i ri i LDK-së, patjetër që duhet të jenë pjesë e debatit me anëtarësinë, simpatizantët dhe vetë mbështetësit e saj para se të marrë aprovimin final nga Kuvendi i Përgjithëshëm i saj që, pritet të zgjidhen nga një proces zgjedhor. Përpos kësaj, në anën rregulaltive – normative, priten dhe kërkohen ndryshime pozitive në statut si dhe promovim të konkurencës dhe zhvillimim të mëtejmë të demokracisë së brendshme që e ka veuar nga të tjerat parti, prej themelimit. LDK-ja, përmes kësaj Pakoje ndryshimesh pritet ta promovojë mbi të gjitha votën e lirë po edhe koncenzusin ndaj gjithë atyre kuadrove politike e ekzekutive që zgjedhen përmes votës së lirë apo atyre që marrin mandate ekzekutive dhe që parashihet rregullisht t’i nënshtrohen përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Pjesa e ndryshimeve të LDK-së në ecjet afatshkurtëra pritet të marrë edhe një dimension të ri, një anëtar – një votë, që nënkupton thellim të demokracisë së brendshme po, edhe shkarkim në strukturë nga ngarkesat e panevojshme me më shumë poste. Duke ushtruar jo më shumë se një post brenda partisë dhe, jo më shumë se një gjithashtu brenda institucioneve shtetërore (lokale e qendrore), struktura kadrovike brenda LDK-së, do përfitojë një numër të madh profilesh profesionale që do kenë rastin për të kontribuar dhe ndihmuar në zhvillimin e LDK-së po, edhe të vetë institucioneve shtetërore ku ajo ka mandate dhe ka marrë përgjegjësi.. Me gjuhën e politikës, kjo pritet të jetë hapja me e madhe e LDK-së, ndaj një mal kuadrosh, të njohura po, edhe të kuadrove të tjera, të shumta që ende nuk kanë pasur rastin për t’u dëshmuar sa duhet dhe ku duhet. Për jetësimin në praktikë të kësaj Pakoje, janë nxjerrë edhe ato 22 dy vendime nga ana e Kryesisë, vendime që do duhej të operiacionalizohen sipas nevojës dhe situatave, përmes një racionaliteti veprues në terren pa humbur më shumë në kohë. Gjilan, 17 Prill 2009

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›