E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmohet me fotoksine 53-vjecarja nga Fieri

Nje 53-vjecare mesohet se i ka dhene fund jetes duke u vetehelmuar me fostoksine. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Portez te Fierit ku Lavdie Tare 53-vjece ka nderruar jete pasi ka konsumuar nje sasi fostoksine. Ajo eshte gjetur ne banese nga familjaret e saj te cilet e kane derguar me urgjence ne spitalin e Fierit por edhe pas nderhyrjeve te mjekeve 53-vjecarja nuk ka mundur te jetoje. Nderkohe nuk dihen ende shkaqet te cilat e kane cuar gruan ti jape fund jetes por policia po vijon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›