28 Nentori AK Te gjithe ne Vlore te ngrejme vlerat e kombit

Nepermjet nje prononcimi per mediat aleanca Kuq e Zi i ka bere thirrje te gjithe shqiptareve qe neser ne oren 1100 te mblidhen ne sheshin e Flamurit ne Vlore ku do te zhvillohen festimet me rastin e dites se clirimit dhe te pavaresise. Perfaqesuesit e AK kane theksuar se mijera persona nga gjithe trevat shqiptare kane njoftuar deri me tani pjesemarrjen ne kete tubim te rendesishem. Sipas perfaqesuesve te AK-se prej dekadash shqiptaret festojne te ndare dhe ky eshte rasti qe shqiptaret te ngrene ne maksimum vlerat kombetare. Aleanca Kuq e Zi eshte shprehur kunder ndarjes politike te festave te nentorit duke theksuar se ato jane te kombit dhe jo te partive. Madje duke filluar qe nga 28 nentori do te nise dhe fushata e re e sensibilizimit ka theksuar me tej aleanca. Ndersa cdo shqiptar qe me date 28 nentor te vendose nje flamur ne dritaren e tij. Me tej perfaqesuesit e aleances kane deklaruar se sheshi i Flamurit ne Vlore do te mbulohet nga flamuri kuq e zi gjigand i cili me pas do te niset drejt Prishtines per ti zhvendosur atje festimet per diten e pavaresise dhe te clirimit.