E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetel triumfon në Abu Dabi, siguron vendin e dytë

Sebastian Vetel preu i pari vijën e finishit në pistën e Jas Marinas në Abu Dabi, pasi parakaloi Ljuis Hamilton në bokse. Piloti britanik i Mek Larenit u tërhoq më pas për shkak të një problemi në sistemin e frenave.

Menjëherë pas tij u rendit piloti tjetër i red Bull-it, Mark Veber. Suksesi i dyfishtë i skuderisë austriake e rendit atë në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorë, pas Braun GP. Mek Laren dhe Ferrari vijnë më pas.

Kampioni i botës, Xhenson Baton, e ka mbyllur garën e tij në vendin më të ulët të podiumit, para shokut të tij të skuadrës, Rubens Barikelo, i cili renditet i treti në klasifikimin e pilotëve.

Paraqitja e dobët e Ferrarit gjatë gjithë sezonit ka vazhduar edhe në garën e fundit. Kështu, Kimi Raikonen e përfundoi garën e Abu Dabit në vendin e 12-të, kurse Fizikela në të 16-in. “Kokëkuqja” i vë “kapakun” një kampionati krejtësisht për t’u harruar, duke e mbyllur në vendin e katërt në renditjen e konstruktorëve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›