Vetëm Nishani mund ta bëjë këtë/ I jep komunës Kelmend dy herë titullin Nderi i Kombit
Pasi dekoron rrethin Malësi e Madhe, presidenti dekoron edhe një komunë të këtij rrethi me të njëjtin titull
Vetëm ky president mund ta bëjë një gjë të tillë.
Dy ditë më parë, Bujar Nishani më në fund u shfaq në një aktivitet publik.
Ai ishte në komunën Kelmend të Malësisë së Madhe, ku mori pjesë në aktivitetin Logu i Bjeshkëve.
Pasi mbajti një fjalim patetik, Nishani i akordoi komunës Kelmend titullin Nderi i Kombit.
Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe.
Por problemi është se një vit më parë Bujar Nishani ka dekoruar me titullin Nderi i Kombit rrethin e Malësisë së Madhe, që përfshin këtë komunë.
D.m.th Nishani, që i ka dhënë më parë një titull kësaj komune, i jep edhe një titull të dytë, të njëjtë.
11.08.2013
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoron Nderi i Kombit Komunën Kelmend me motivacion Për kontribut të shquar për identitet kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorie dhe vullnet për të kërkuar demokraci, për prijësit dhe bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj.
25 nëntor 2012
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Rrethit të Malësisë së Madhe Urdhrin Nderi i Kombitme motivacionin: Për vlerat e larta atdhetare, si vatër e pashuar e kryengritjeve antiosmane dhe si pararendëse e pavarësisë me ngritjen e flamurit në Deçiq, për qëndresën heroike në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste dhe për bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj.