Vetëm me karta identiteti drejt Malit të Zi

Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 21 mars. Kjo marrëveshje, është nënshkruar në datën 14 dhjetor nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Roćen.
Marrëveshjet parashikonin lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve, duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat, por edhe kartat e identitetit biometrike.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, prezantoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”, nxitur edhe nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.
Këto marrëveshje do të lehtësojnë dhe nxisin lëvizjen e njerëzve, duke forcuar lidhjet ndërmjet popujve dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre, duke krijuar një klimë të re rajonale, në funksion të integrimit të plotë në familjen evropiane. /Start/
2012-03-27 09:12