E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon liderin laburist

Gjatë takimit të parë me liderin laburist Ed Miliband dhe ministrin e jashtëm në hije Douglas Alexandër, kreu socialist foli mbi situatën politike në Shqipëri dhe aspiratën e shqiptarëve për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

Rama u ndal gjithashtu në programin e PS “Për një Rilindje Shqiptare” duke theksuar përpjekjen e opozitës për të hartuar një program sa më të qartë e realist për të rritur punësimin, mbështetur biznesin, ofruar shërbime cilësore që bazohen tek nevoja dhe jo mundësia për të paguar dhe zhvilluar zonat rurale të vendit.

Gjatë takimit, kreu socialist u ndal edhe në programin e socialistëve për të zëvendësuar taksën e sheshtë me një taksë të ndershme, që do të fuqizojë shtresën e mesme dhe të varfër.

Lideri laburist Miliband ofroi të gjithë mbështetjen e Partisë Laburiste për opozitën shqiptare dhe veçanërisht Partinë Socialiste, si partia simotër në Shqipëri. Gjatë takimit me ish ministrin e jashtëm David Miliband, njëkohësisht dhe Drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair, Edi Rama diskutoi më në detaje mbi programin “Për një Rilindje Shqiptare”. /Start/

                                                                                             2012-03-27 08:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›