E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm ne dhe boshnjakët mbetemi të izoluar nga pjesa tjetër e EvropësNga Balkan Insight“Komisioni Evropian do të propozojë heqjen e vizave me tri shtete të Ballkanit Perëndimor - Maqedoninë - Serbinë dhe Malin e Zi”, - bëri të ditur të premten Komis

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vetëm ne dhe boshnjakët mbetemi të izoluar nga pjesa tjetër e EvropësNga Balkan Insight

“Komisioni Evropian do të propozojë heqjen e vizave me tri shtete të Ballkanit Perëndimor - Maqedoninë - Serbinë dhe Malin e Zi”, - bëri të ditur të premten Komisioneri për Drejtësinë.

“Propozimi për heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhet të martën që vjen në Strasburg”, - tha Jacques Barrot në Bruksel. “Sipas këtij propozimi të ri, regjimi do të hyjë në fuqi më 1 janar”, - shtoi ai.

Barrot konfirmoi se vendet e prekura nga ndryshimet në regjimin e vizave do jenë Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas një raporti që ka përgatitur Komisioni Evropian, vetëm Maqedonia përmbush të gjitha kushtet e nevojshme për të hyrë në të ashtuquajturën listë e “Schengen-it të bardhë”.

Megjithatë, zyrtarët e Brukselit konfirmuan se, edhe pse janë mbrapa me procesin, vendimmarrësit po i japin dhe një shtysë Serbisë dhe Malit të Si për t’u përfshirë në këtë listë. Këto dy vende do të kenë një afat deri në vjeshtë për të plotësuar kushtet.

Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria e nisën procesin e përfitimit nga heqja e vizave për të udhëtuar në Evropë që në fillim të vitit 2008.

Megjithatë, Shqipëria dhe Bosnja janë të fundit në listë e për këtë arsye nuk do të përfshihen në raundin e parë të liberalizimit të vizave.

Sipas burimeve të Komisionit Evropian, ata duhet të presin së paku deri në fundin e vitit 2010.

Me t’u paraqitur propozimi, ai duhet të kalojë në Këshillin e Ministrave e më së fundmi do të marrë dritën jeshile nga Parlamenti Evropian.

Vendimi në nivel ministrash nuk kërkon votë unanime, prandaj zyrtarët evropianë po shpresojnë se e gjithë procedura do të përfundojë brenda këtij viti, kështu që qytetarët e këtyre tri vendeve mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen që nga janari i vitit që vjen.

Sipas draft-raportit që Balkan Insight e ka parë, propozimi për sa i përket Serbisë përfshin dhe një shënim që thekson se liberalizimi i vizave nuk do aplikohet për Kosovën.

Serbia vazhdon të lëshojë pasaporta biometrike për banorët e Kosovës që e kërkojnë atë, edhe pse ish-provinca ka deklaruar pavarësinë në shkurt 2008 dhe që prej atëherë është njohur nga 60 vende, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e shteteve të BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›