E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, projekte për luftën brenda PDNga Antena brenda familjesSandri ishte dje i preokupuar me luftën brenda PD. Megjithëse flet lart e poshtë për qeverinë, ende nuk e ka të sigurt listën që do bëjë doktori. Problemi është ta marrë vesh një ditë par

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, projekte për luftën brenda PDNga Antena brenda familjes

Sandri ishte dje i preokupuar me luftën brenda PD. Megjithëse flet lart e poshtë për qeverinë, ende nuk e ka të sigurt listën që do bëjë doktori. Problemi është ta marrë vesh një ditë para, që ta paraqesë si të vetën. Por tani e ka gjetur belaja me Lul Bashën. Ngaqë flet lart e poshtë se “qeverinë po e bëj unë”, Luli i bie përditë telefonit duke i thënë: “Ku do jem unë?” Natyrisht që Luli do të jetë ministër Transportesh. Aty i intereson dhe Sandrit. Madje vëllai i Lulit ka filluar del kafe më kafe, takon biznesmenë rrugësh dhe u flet në emër të Lulit. Që nga skandali i Fazlliçit, kunati i tij nuk shfaqet më në publik dhe punët e sekserllëqeve i ka marrë përsipër vëllai. Por këtu Sandri është në dilemë të madhe, pasi nuk e di realisht se ç’mendon doktori.

Një ditë në kafe tentoi t’ia hapte bisedën duke ia mburrur Lulin.

- Ky Luli është figurë, doktor. E nxori barazim Elbasanin, i madh. Se të flasim hapur, megjithëse ne me Gani Bobin e nxirrnim PD 12 për qind përpara, e dinim që ishte dhjetë për qind përpara PS, d.m.th., e ngrinim rezultatin afërsisht 22 për qind në favor të Lulit. Por dhe barazim në mandate sa e nxori ai, meritë është se PS mbeti prapë 8 mijë vota para.

- Shumë i mirë është Luli Sandër, po natyrisht nuk është gjeneral, në rresht është si të tjerët. Kapter, si i thonë.

- Mirë mo mirë, them për qeveri që të ketë post përfaqësues, - tha Sandri.

- Përfaqësues do ta ketë Sandër, - i tha doktori.

Sandri kafshoi buzën që nuk arriti t’ia nxirrte dot deri në fund.

- Dhe kjo Jozefina nuk doli keq në Shkodër, - ia hapi bisedën për të parë si i kishte punët ajo. - E bën për ministre të Jashtme…

- Ka dhe ajo vendin e vet, - i tha doktori.

Sandri kafshoi prapë buzën që nuk arriti t’i nxjerrë ndonjë gjë.

- Po se puna është se o njëri, o tjetri do jenë te Ministria e Jashtme, se parlamentin e do Meta.

- Ke të drejtë, - i tha doktori, - ose njëri, ose tjetri do jenë.

Sandri kafshoi prapë buzën që s’po nxirrte gjë.

- Ore, dëgjova që këta të huajt e kanë marrë inat Sokolin për Fierin, se thonë që ka vjedhur votat, - tha Sandri. - Përpiqu ta shmangësh, të mos jetë në qeveri, se do ta kesh kot taksë. Fundja ço Lulin prapë atje…

- Urdhëro? - i tha doktori i vrenjtur në fytyrë.

- Jo mo, thashë se mos thonë gjë për Fierin këta të huajt, po kujt i plasi thuaj, të thonë ç’të duan ata.

- Jo mo s’kam problem me të huajt unë, - ia ktheu prapë doktori.

- Se në fakt këtij Lulit i takon te Transporti dhe për karshillëk të këtyre b…q... të gjykatës që duan t’i hapin gjyqin për rrugën. U duhet treguar që s’e rruan fare për ta.

- Nejse, diku do jetë, ç’rëndësi ka, - tha doktori.

Pas gjithë kësaj bisede të lodhshme dhe pa kuptim për Sandrin, ai doli nga kafja me doktorin krejt i paqartë.

Luli i binte vazhdimisht telefonit dhe e pyeste si kaloi kafja.

- Mirë figurë, fola mirë për ty, por dhe ai të kishte me sy të mirë. Do flasim, mos u mërzit. Dil të dielën andej nga Golemi, se vjen dhe Blushi dhe Klosi dhe pimë ndonjë verë me Fevziun. Ta ndajmë ç’do bëjmë. Se s’kemi vetëm hallin tuaj, duhet të rregullojmë dhe opozitën.

- Mirë, - tha Luli, krejt i paqartë dhe ai nga ana tjetër e telefonit. - Ta marr dhe Fahriun, - i tha Luli, se ka kaq kohë që më kërkon të ulet njëherë me ju të Klanit, se do të sqarojë ca gjëra.

- Po ça na e bie atë k… se nuk e duron dot Fevziu, se i ka thënë disa herë spiun Sigurimi në gazetë. Madje i ka nxjerrë dhe pseudonimin.

- Po tejkalojini këto gjëra tani. Ashtu duket si vulgar, po ka plot ide. Duhet të uleni njëherë. Ashtu më dukej dhe mua në fillim, po më ka bërë shumë më pas. Me dy tenderë 80 milionë euro që i dhashë unë, shkoi kapi një për një gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë.

- Shiko Lul, se atë as doktori nuk e ka qejf. Na u ul atë ditë në “Rogner” dhe doktorit i iku fytyra. Më tha mua: “Mos ma nxirr në televizor më Fahriun.” I ka ngelur merak ajo punë e Delijorgjit.

- Po mirë mo burrë, ç’u prishi punë, ju uluni njëherë. Se ai me Ilir Metën e ka mirë. Dhe me doktorin s’e ka keq. Me ju e ka keq vetëm. Pajtohuni o burrë, s’u bë kiameti.

- E mo mirë se pimë kafe ndonjëherë në Tiranë, se këtu në Golem nuk e do Fevziu. Kush merret me të. Se i kërkon të vijë në emision ai dhe e ka bezdi.

- Po mirë mo ta marrë një herë dhe ai, s’u bë kiameti.

- Po jo mor burrë. Ne ç’të të bëjmë ty dhe ndonjë tjetri, se këta të vjetrit në PD s’duam t’i shikojmë me sy. Dhe asaj Jozit s’kemi ç’i bëjmë, se e mbron doktori, se ata të tjerët është betuar dhe Fevziu, i tha Gimit dhe Zamirit: “S’i bëj më ministra”. Të shohim tani ç’do bëhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›