Ligji per investimet Dhoma e Tregetise Te ndryshoje

Nga kontaktet qe une kam pasur me investitoret vendas ndihen si te lene pas dore dhe mosperfshirja e tyre ne kete ligj mendoj qe eshte nje mangesi e theksuar jo vetem e ligjit por edhe e politikes shqiptare. Atraksionin per te huajt nuk e krijon vetem Qeveria Shqiptare por edhe organet e pushtetit vendor e qendror thekson Jaka.
Sipas tij keto politika diskriminuese te qeverise per biznesin vendas do te dergojne jashte investimet shqiptare. Nje dite me pare ne komisionin parlamentar te Ligjeve u zhvillua nje seance degjimore me perfaqesues te grupeve te biznesit.
Drafti ka ndare edhe vete biznesin ku Unioni i Dhomave te Tregteise dhe Shoqata e Investitoreve te Huaj nuk kane patur verrejtje ndersa Konfindustria kerkoi qe te behen ndryshime te ketij projektligji dhe mbrojtja e posacme e qeverise te ofrohet per te gjitha investimet me vlere mbi 10 milione euro pa u marre parasysh origjina e investitorit.